BotaLajme

Frontex: Trefishohen hyrjet ilegale në BE nga ballkani perendimor

TË DHËNAT NUK PËRFSHIJNË UKRAINASIT QË IKIN NGA LUFTA

BE-ja këtë vit ka regjistruar një rritje enorme të emigrantëve të jashtëligjshëm të cilët nga Ballkani Perëndimot kanë hyrë në territorin e BE-së, ka njoftuar FRONTEX-i, duke shtuar se shifrat janë tri herë më të larta krahasuar me vitin e kaluar.

Nga Janari deri në Maj të këtij viti, Fronteksi ka regjistruar 40.675 kalime ilegale të kufijve në rrugën e Ballkanit Perëndimor, që paraqet gati gjysmën e 86.420 kalimeve të jashtëligjshme të kufijve të BE-së në këtë periudhë.

Numri I migrantëve të jashtëligjshmë që janë detektuar në këtë rajon, gjatë Majit është dyfishuar në 12.088 – njofton FRONTEX-i duke shtuar se pjesa më e madhe vijnë nga Siria dhe Afganistani.

Agjencia FRONTEX nuk përmend shkaqet e rritjes së kalimeve të jashtëligjshme, por sygjeron se shumica e njerëzve që janë zbuluar disa kohë kanë qëndruar në rajonin e Ballkanit Perëndimor para se të përpiqen të kalojnë në vendet e BE-së.

Kjo agjenci thotë se njerëzit që ikin nga lufta në Ukrainë nuk janë kycur në këto të dhëna. Sipas të dhënave të fundit të Fronteksit, që nga fillimi I invazionit rus, në BE kanë hyrë më shumë se 5.5 milionë ukrainas.

Show More

Related Articles

Back to top button