BotaLajme

Tragjedia në ujërat e Sarit të Libisë

30 emigrantë rezultojnë të zhdukur dhe 17 u shpëtuan nga një anije mallrash e cila akuzoi Rojën Bregdetare për mosreagim të shpejtë

Një tjetër tragjedi në det pas asaj të Cutros në Kalabri ku humbën jetën 79 persona. Një anije me 47 emigrantë në bord u mbyt në ujërat e Sarit të Libisë.

Autoritetet gjetën 17 persona, ndërsa 30 të tjerë rezutojnë ende të zhdukur. Emigrantët kishin kontaktuar Alarm Phone, i cili nga ana tjetër sinjalizoi Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Shpëtimit Detar në Romë, si dhe ato malteze dhe libiane. 

Por të mbijetuarit u shpëtuan nga një anije mallrash, e cila akuzoi Rojen Bregdetare se vonoi përpjekjet e shpëtimit me vetëdije. Një kundërpërgjigje erdhi edhe nga ministri i Jashtëm Antonio Tajani, i cili u shpreh se ndihma nuk vonoi dhe se autoritetet janë vënë në lëvizje për të gjetur të zhdukurit.

Anija ndodhej në zonën Libian Sar rreth 100 milje larg brigjeve të Afrikës Veriore. Varka u pikas më pas nga avioni Seabird. Basilis L nuk ishte në gjendje të shpëtonte të gjithë emigrantët për shkak të kushteve të këqija të motit.

Nga ana e tyre, autoritetet libiane, për shkak të mungesës së mjeteve detare, kërkuan mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Koordinimit të Shpëtimit Detar në Romë, e cila dërgoi një mesazh satelitor emergjent. Shtatëmbëdhjetë të mbijetuarit, pas ndalesës në Maltë do të arrijnë në Itali, ndërsa operacionet e kërkimit për të zhdukurit do të vazhdojnë me ndihma e anijeve tregtare të pranishme në zonë dhe me dy avionë të Frontex. 

Disa parti socialiste dhe demokrate në Bashkimin Europian pas tragjedisë në ujërat e Libisë janë shprehur se kjo tregon mungesën reale të humanizmit dhe dhembshurisë në qeverinë Meloni. Ndërkaq një raport i shërbimit sekret italian ka treguar se rreth 700,000 njerëz janë gati të largohen nga Afrika, një shifër 7 herë më e lartë se të gjitha zbarkimet që ndodhën në Itali në vitin 2022.

Show More

Related Articles

Back to top button