GostivarLajme

Gostivar, për gjashtë orë kontrollë mbi 60 gjoba për tejkalim shpejtësie

Dje (12-mars) nga ora 14:00 deri në ora 20:00 në zonën e SPB-Tetovë, është kryer aksion kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet, në të cilën gjithsej janë zbuluar dhe sanksionuar 88 automjete (TE-43 dhe GV- 45), të cilat kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit. Tetë prej tyre (TE-5 dhe GV-3) kanë tejkaluar me më shumë se 70 kilometra në orë, 21 automjete (TE-12 dhe GV-9) deri në 70 kilometra në orë e kështu me radhë.

Përveç këtyre, në bazë të ligjit janë sanksionuar edhe 72 automjete, gjegjësisht vozitës (TE-46 dhe GV-26) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar në vendbanim, si dhe 10 lloje të tjera të kundërvajtjeve të komunikacionit (TE-3 dhe GV-7).

Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë edhe një herë apelon tek drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës dhe të mos nxitojnë pa nevojë, sidomos në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, por edhe në rrugët tjera rajonale dhe lokale të zonës.

Show More

Related Articles

Back to top button