Policia në Dallas të SHBA-së ka konfirmuar se katër persona kanë humbur jetën në të shtënat të dielën mbrëma në një apartament, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e policisë së Dallasit thuhet se policia ka ndërhyrë pasi mori informacione.
Theksohet se katër persona kanë humbur jetën në vendngjarje.
Policia njoftoi se ka nisur hetimet lidhur me të shtënat.