LajmeRajon

Kurti flet për Asociacionin: Jam këtu si kryeministër i të gjithë qytetarëve, zgjidhjet monoetnike nuk i lejon ligji i Republikës sonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për çështjen e Asociacionit pak ditë para takimi në Ohër me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, raporton GazetaBlic.

Kurti në një intervistë për Euronews thotë se, zgjidhjet monoetnike nuk janë të mundshme për shkak të ligjeve të republikës sonë demokratike.

“Kur Kosova u shpall shtet i pavarur 15 vjet më parë, ajo u shpall edhe shoqëri multietnike, edhe pse 93% janë shqiptarë, 4% serbë, dhe 3% janë turq, boshnjakë, romë dhe goranë”, tha Kurti.

“Kushtetuta jonë, e cila në thelb është shkruar nga ish-presidenti i Finlandës, laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Martii Ahtisari, nuk e lejon një entitet mono-etnik si një Asociacion i Komunave me Shumicë Serbe. Pra, kjo nuk do të kalonte në Gjykatën tonë Kushtetuese, ashtu siç nuk do të kalonte në të kaluarën dhe nuk do të kalonte në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg”.“Jam këtu si kryeministër i të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga kombësia, identiteti kombëtar apo përkatësia etnike apo fetare. Pra, dua t’i kënaq të gjithë qytetarët sipas të drejtave dhe nevojave dhe kërkesave të tyre. Por zgjidhjet monoetnike nuk janë të mundshme për shkak të ligjeve të republikës sonë demokratike”, shtoi Kurti.

Show More

Related Articles

Back to top button