Juventus rikthehet tek fitorja në Serie A, duke shkurtuar me 4 pikë diferencën nga Atalanta e vendit të gjashtë, zonë e cila të çon në Uefa Europa League.
Megjithatë me pikët e fituara në fushë, pa llogaritur penalitetin e rëndë, Juventus duhet të ishte në vendin e dytë, me 52 pikë.
Në pritje të vendimit të gjykatës për të kuotuar, nëse 15 pikët e penalizimit do t’i kthehen apo jo, bardhezinjtë po bëjnë detyrën.
Në Alianz në Torino, këtë herë e ka pësuar Sampdoria e Stankoviç, e cila u mposht 4 me 2. Të zotët ë shtëpisë shënuan y gola në 26 minuta loje, përmes Bremer dhe Rabio.
U duk një ndeshje e mbyllur, mirëpo miqtë nga Xhenova bënë një surprizë të madhe, duke shënuar dy herë në 1 minutë, me anë të Auxhelo dhe Djuriciç.
E megjithatë, skuadra e Alegrit dominoi pjesën e dytë, duke rigjetur avantazhin falë një tjetër goli të francezit Rabio, në minutën e 64. Vlahoviç, pak më vonë humbi penallti, Kuadrado goditi traversën dhe në fund goli i katërt i shënuar në shtesë nga Zule.
Suksesi shijon më shumë, duke marrë në konsideratë se skuadra luajti pa yje si Kieza, Alex Sandro, Di Maria dhe Pogba, me këtë të fundit që rrezikon të rrijë 1 muaj jashtë fushave sërish.