LajmeSport

 “S’më kishte ndodhur kurrë më parë”, Xavi i zhgënjyer nga tifozët

Barcelona triumfoi 0-1 në transfertën e vështirë në “San Mames” përball Athletic Bilbao. Skuadra kryesuese e La Liga-s vuajti gjatë gjithë kohës, megjithatë arriti një triumf të rëndësishëm. Trajneri Xavi Hernandez e cilësoi si një finale sfidën e luajtur në tokën baske.

“Edhe përballë Bilbaos ndodhi po e njëjta gjë. Luajtëm mirë deri në minutën e 75-të, më pas vuajtëm. Megjithatë fituam dhe ky është një tre pikësh i artë për ne. Por duhet të përmirësohemi në aspektin e lojës.

Kemi pasur dy ose tre raste të pastra në pjesën e dytë me Ansu Fati, Balde dhe Lewandowskin, por nuk realizuam. Përpara fillimit të ndeshjes iu thashë lojtarëve se sfida me Bilbaon është një finale. Djemtë shfaqën personalitetin e duhur“.

Te Barcelona situata nuk është aspak e qetë, pas publikimit të skandalit në lidhjen me korrupsionin e arbitrave. Publiku vendas nuk i priti aspak mirë katalanasit dhe numri një i pankinës u shfaq i befasuar nga reagimi i tifozëve baskë.

“Unë e respektoj publikun në ‘San Mames’. Ata më kanë trajtuar gjithmonë shumë mirë, por kjo atmosferë armiqësore ndaj Barçës më befason dhe më trishton. Nuk mendoj se është e mirë. Ne do të dëshironim të luanim një ndeshje më të qetë, por ky është ‘San Mames’.

Është e vështirë të fitosh këtu. Të gjithë janë të lirë, unë i respektoj opinionet, por ne po gjykohemi para kohe. Nuk kam çfarë të shtoj më shumë. Më trishton kjo situatë. Ne presim të luajmë futboll. Duhet të fokusohemi te ndeshjet. Jam krenar për ekipin tim“.

Show More

Related Articles

Back to top button