Elena Del Pozzo, vajza pesëvjeçare që u zhduk të hënën në Tremestieri etneo (Catania), u gjet e vdekur.
Ishte nëna, Martina Patti, 23 vjeç, ajo që tregoi vendndodhjen e trupit të vogëlushes pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit.
E reja ka rrëfyer para karabinierëve dhe avokatit se kishte vrarë vajzën e saj, por në pyetje nuk mundi të shpjegonte se si dhe pse do ta kishte kryer krimin. Rrëmbimi ishte një inskenim për të mbuluar vrasjen.
Karabinierët e Katanias gjetën trupin e vogëlushes në një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin dhe babain e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.
Ky i fundit mbërriti në vendin e ngjarjes, teksa u pa i përlotur në shoqërinë e partneres së tij të re.
Burri u arrestua për grabitje në vitin 2020, por më vonë u shpall i pafajshëm. Ai dhe nëna e Elenës, Martina Patti, nuk ishin bashkë prej disa kohësh.