LajmeMaqedoni

Krizat e vazhdueshme shkaktojnë ankth e depresion tek qytetarët

Kriza e vazhdueshme në vend prej disa vitesh ka mbushur zyrat e psikoterapisë. Psikologët kanë punë si kurrë më parë. Të gjitha objektet janë përplot, thotë psikologia Mirjana Jovanovska për Alsat. Qytetarët ankohen për probleme të ndryshme si ankthi, paranoja dhe depresioni. Ata janë të të gjitha moshave.

“Ata që janë më të rritur shqetësohen nëse do të kenë karrierë, nëse do të mund të fitojnë mjaftueshëm, të sjellin mjaftueshëm në shtëpi për fëmijët. Tani do të shkojnë në ekskursione a do kenë para, nëse do të kemi sa për të ngrënë deri në fund të muajit, çfarë do të ndodhë nëse rritja e çmimeve vazhdon. Nga ana tjetër, të rinjtë shohin vuajtjet e të rriturve dhe problemet që lindin në funksionimin e tyre dhe kjo reflektohet”, tha Mirjana Jovanovska psikologe.

Fëmijët më shumë probleme mendore kanë pasur për shkak të mësimit online. Tani kërcënimet me bomba vetëm sa po e përkeqësojnë shëndetin e tyre mendor.

“Sipas ekspertëve, fluksi i qytetarëve që kanë probleme mendore nisi në vitin e dytë të pandemisë. Dhe kur të gjithë menduan se jeta po kthehej në normalitet, ndodhi kriza energjetike, e cila është pjesërisht fajtore për krizën e inflacionit që pasoi fillimin e luftës në Ukrainë”, raporton Ile Petrevski, gazetar.

Që nga viti i kaluar dhe në vitet e ardhshme Kryqi i Kuq, së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, kanë punuar në parandalimin e pasojave të tilla të padëshiruara mendore të këtyre krizave. Plani është zbulimi i tyre dhe ofrimi i kujdesit në kohë për ata që kanë nevojë për ndihmë profesionale. Në këtë mënyrë, ekspertët besojnë se njerëzit do t’i presin krizat e ardhshme të mundshme shumë më të përgatitur./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button