Kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se pas takimit të Këshillit Ekonomiko-Social, tha se është sjellë vendimi për rritjen e rrogës minimale.
“Siç kemi premtuar edhe po e mbajmë premtimin. Duke filluar nga muaji prill rroga minimale në shtet do të jetë më e lartë për 2 175 denarë dhe nga 18 mijë denarë, do të rritet në 20 175 denarë. Kjo donë të thotë rritje mbi 12% të rrogës minimale. Çdo punëtor muajin e ardhshëm do ta merr këtë rrogë si minimale”, tha Kovaçevski, raporton SHENJA.
Sipas Ligjit për Administratorët i cili është i sinkronizuar me Ligjin për rrogë minimale kjo do të thotë se në mënyrë linear do të përshtaten pagat e 27 mijë punëtorëve si dhe në sektorët tjera ku Ligjet janë të sinkronizuar me Ligjin për pagë minimale.