Luftimet po vazhdojnë në Bakhmut, me trupat ukrainase që po “pastrojnë llogoret ruse” në luftime të afërta, sipas një zëvendëskomandanti ukrainas.
“Situata në Bakhmut është jashtëzakonisht e tensionuar. Armiku po përpiqet të sulmojë pozicionet e AFU-së (Forcat e Armatosura të Ukrainës) dhe po bën gjithçka që mundet për të avancuar”, ka thënë majori Rodion Kudriashov.
“Situata është e tensionuar, por plotësisht nën kontrollin e AFU. Ne po menaxhojmë mbrojtjen dhe po kundërsulmojmë seksionet problematike”.
“Gjatë betejave të këmbësorisë, ne po rifitojmë pozicionet tona dhe po sulmojmë armikun. Ka beteja të vazhdueshme me armë në distancë 10-50 metra”, citohet të ketë thënë Kudriashov.
Ndërsa një bloger ushtarak pro-rus ka thënë se luftëtarët e Wagner kishin filluar sulmin e tyre në pjesën nëntokësore të një fabrike të madhe metalurgjike në Bakhmut, prtendim të cilin CNN thotë se nuk mund ta konfirmojë.
Ndërkohë udhëheqësi çeçen pro-Kremlinit, Ramzan Kadyrov është pritur nga presidenti rus, Vladimir Putin në Kremlin, ku siç është thënë “për të folur rreth luftës në Ukrainë”.
Kadyriv ka mbetur një mbështetës i pushtimit rus të Ukrainës dhe vitin e kaluar tha se tre djemtë e tij adoleshentë – 14, 15 dhe 16 vjeç – së shpejti do të shkojnë në Ukrainë për të luftuar në vijën e parë të frontit.
Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Moskës të konsiderojë përdorimin e “armëve bërthamore me rendiment të ulët” në Ukrainë në të kaluarën.