Moti sot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here erë të fortë nga jdrejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 14 deri në 18 gradë, informojnë nga DPHM-ja.
Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.
Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje shiu, të cilat vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme. Për shkak të depërtimit të masës ajrore më të ftohtë nga veriu, në fund të ditës dhe gjatë natës, reshjet në zonat malore dhe vendet më të larta do të kalojnë në borë. Të enjten do të fryjë erë e fortë nga drejtimi verior (në vend mbi 70 km/h), ndërsa temperatura ditore do të ulet ndjeshëm, njoftoftojnë nga DPHM-ja.
Ditën e premte dhe ditët e fundjavës do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë.