LajmeMaqedoni

Për herë të parë një femër shqiptare në krye të Postës së Maqedonisë

Bujare Abazi është zgjedhur drejtore e Postës së Maqedonisë së Veriut. Ajo është kuadër nga Aleanca për Shqiptarët. Bujare Abazi është inxhiniere në shkencat e aplikuara ( shërbimet postare, telegrafike dhe telefonike) e diplomuar në Universitetin e Zagrebit.

Ajo po ashtu është magjistre në fushën e ekonomisë dhe menaxhmentit.

Për herë të parë në krye të kësaj agjencie shtetërore vjen një kuadër femër shqiptare, por edhe e profesioniste me karrierë të pasur në Postën e Maqedonisë. Bujare Abazi deri vitin e kaluar ishte nënkryetare e Shkupit.

Show More

Related Articles

Back to top button