LajmeMaqedoni

Boçvarski: Korridoret do t’i ndërtojmë për 5 Vite

Ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, edhe një herë vërtetoi se korridoret 8 dhe 10D, do të ndërtohen për pesë vite. Puna në terren për ndërtimin e këtyre dy korridoreve do të fillojë nga gjysma e dytë e prillit e shtrirë në gjithsej 110 km autostradë, që do të kontribuojnë për rritjen dhe zhvillim ekonomik të vendit.

“Në pjesën e kryqëzimit të korridoreve, jam i mendimit se detyra dhe  obligimi jonë është që t’i ndërtojmë këto korridore për pesë e jo për 25 apo 35 vite, me ç’rast do të kontribuojmë për rritjen dhe zhvillim ekonomik të vendit, për më shumë investime, si dhe për trafik më të sigurt. Me këtë edhe transitin përmes vendit, sërish do ta orientojmë përmes dy korridoreve të Gadishullit Ballkanik.”, – deklaroi ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Vlera e ndërtimit është 1,3 miliardë euro, por ende  nuk dihet se sa do të kushtojë veçmas secila nga katër akset e autostradave.  Llogaritjet e para tregojnë se aksi Tetovë-Gostivar në gjatësi prej 17,5 kilometra kushton 125 milionë euro, Gostivar-Bukojçan (30,3 kilometra), 560 milionë euro, Trebenishtë-Strugë-Qafëthanë (21,7 kilometra) 360 milionë euro, ndërsa Prilep-Manastir (39,4) 260 milionë euro.

Dinamika e punimeve do të jetë 23 km në çdo vit, e cila për 57 muaj do ndahen mjete nga 5 buxhete. Periudha e ndërtimit është paraparë deri 2027. Ndryshe sipas Boçvarskit, BE-ja vitin e kaluar, korridorin 8 sërish e vendosi në hartën e korridoreve kryesore të Ballkanit Perëndimor.

Show More

Related Articles

Back to top button