LajmeSport

Interi e ftohë interesimin për Lukakun

Romelu Lukaku ishte bërë prioritet i Interit deri para pak ditësh.

Sulmuesi belg dëshpëroi në eksperiencën e tretë në Chelsea dhe pritet të largohet nga Londra në afatin kalimtar të verës.

Mediat e huaja raportonin se ish-futbollisti i Evertonit dhe i Manchester Unitedit do të rikthehej tek nënkampioni i Italisë.

Por, gazetari i “HNL”, Kristof Terreur raporton se “Nerazzurri” e kanë ftohur interesimin për përfaqësuesin belg për shkak se klubi italian është duke i konsideruar mundësitë financiare para se ta bëjë këtë lëvizje.

Ndërkohë, thuhet se gjiganti i sulmit është duke u munduar me të gjitha forcat që të rikthehet në Itali, por që tash Interi nuk duket më i interesuar si më parë për të.

Lukaku kishte shkëlqyer në Serie A me Zikaltrit, të cilët i kishte udhëhequr drejt titullit të kampionit në Serie A, të parin pas 11 vjetësh pritjeje.

Show More

Related Articles

Back to top button