LajmeMaqedoni

Qytetarët kërkojnë të ulet çmimi biletave përderisa është ulë çmimi karburanteve!

Maqedonia e Veriut si shtet me ekonomi të varur dhe të jo të zhvilluar mjaftueshëm e ka të vështirë t’i rezistojë krizave të ndryshme, e aq më të vështirë për tu ringjallur pas krizave. Kriza e pandemisë shkaktoi pasoja të mëdha jo vetëm në fushën shëndetësore, por edhe në atë ekonomike. Gjitha çmimet ishin rritur, madje edhe çmimet e transportit publik ndër-urban, një rritje e lartë që ishte vështirë e përballueshme për qytetarët. Nga transportuesit arsyetoheshin se e kishin të detyrueshme këtë rritje të çmimit të biletave nga shkaku se çmimi karburanteve ishte rritur në mënyrë shumë të hovshme. Por, tani tre vite më vonë pasi çmimet e karburanteve janë normalizuar përse çmimet e biletave nuk po rikthehen ashtu siç kanë qenë? Për këtë qytetarët e prononcuar për Zhurnal kërkuan që sa më parë të normalizohet çmimi biletave të kthehet në gjendjet e mëparshme ashtu siç kanë qenë, mes tjerash më të prekur nga çmimi i lartë i biletave janë studentët dhe qytetarët që marrin pagë minimale, e për këtë u duhet të udhëtojnë çdo ditë për në Shkup, qoftë nga Kumanova apo Tetova, shkruan Zhurnal.

Çmimet lehtë ngritën por vështirë të ulen –

Transportuesit ndër-urban ishin temë diskutimi kur në mënyrë të pakontrollueshme ngritën çmimin e biletave nën pretekstin e ngritjes së çmimit të derivateve, por tani që çmimi i derivateve është ulur, çmimi i biletave që dikur për ngritje varej prej çmimit të derivateve tani nuk po ulen asesi çmimet e biletave.

Flasim për ngritje marramendëse dikur rreth 70% është ngritur, nëse para pandemisë një biletë për shkuarje dhe ardhje ka kushtuar 200 denarë, sot i njëjti relacion çmimi i biletës është 340 denarë, pra 140 denarë më shtrenjtë në krahasim me periudhën para pandemisë, dhe atë kohë kur çmimet e karburanteve ishin të larta, por që tani nuk janë.

Sanije Aliu, qytetare nga Kumanova në prononcimin e saj për Zhurnal, tha se agjencionet transportuese po tentojnë ende të përfitojnë në kurriz të qytetarëve dhe në kohë krize.

“Jam e punësuar në Shkup dhe më duhet të udhëtojë çdo ditë me autobusë për në punë, por çmimi i biletave po mbetet ende tejet i lartë, bileta Kumanovë – Shkup ishte 100 denarë, sot 170 denarë. Edhe pse çmimi i naftës është ulur çmimi i biletave po mbetet i njëjtë. Gjithqysh duhet që sa më parë të ulet edhe çmimi biletave” deklaroi Aliu për Zhurnal.

Nga ana tjetër edhe studentët që udhëtojnë çdo ditë për në Shkup shprehen të shqetësuar me papërgjegjësinë e institucioneve për sa i përket çmimeve që janë në treg, nga kushdo që ofrohen qofshin kompani private ose publike. Sipas tyre inspektoratet e posaçëm duhet të reagojnë dhe të kërkojnë nga kompanitë përgjegjëse që të ulin çmimin e biletave sepse çmimi i derivateve është ulur.

Nikolla Kostovski, student nga Kumanova, në prononcimin e tij për Zhurnal tha se studentët janë kategoria më e dëmtuar nga çmimi i lartë i biletave, sepse të tjerët udhëtojnë për në punë ndërkaq ne udhëtojmë për të dëgjuar ligjëratat, dhe në fund të muajit në llogaritë tona bankare nuk na vijnë të holla. Sipas tij, studentët janë në fazën që vetëm japin dhe në shkëmbim nuk marrin asgjë, prandaj të dhënat të paktën duhet të jenë më normale.

“Jam student dhe më duhet të udhëtojë çdo ditë për në Shkup, kërkojë nga inspektorate të posaçëm që të dalin në terren dhe nga agjencionet transportuese të kërkojnë uljen e çmimit të biletave, tashmë çmimi karburanteve është normalizuar, çmimet e biletave nuk po ndryshojnë. Ne studentët çdo ditë duhet të shpenzojmë 340 denarë vetëm për biletat, që për një muaj shpenzojmë 6800 denarë. Shuma të larta krahas shpenzimeve tjera, prandaj kërkojmë që të ulet sa më shpejt çmimi biletave”, tha Kostovski për Zhurnal.

Drejtori i stacionit kryesor të autobusëve në Shkup Masar Omeragiq, thotë se për momentin nuk mendojnë në uljen e çmimeve, derisa çmimet e karburanteve nuk janë të qëndrueshme.

“Jemi duke bërë analiza, për momentin nuk kemi marrë vendim për ulje çmimi, pas përfundimit të analizave do ndërmarrim masa të cilat janë në interes të udhëtarëve dhe në interesin tonë. Momentalisht në formimin e çmimit ndikojnë shumë faktorë siç janë pjesët rezervë, gomat, rritja e pagave të punonjësve, rryma, vaji, dhe shumëçka tjetër. Ligji për marrëdhënie pune ku të dielave dhe festave është rritur paga minimale, të gjitha këto kur do i vendosni në peshore ndikojnë në çmim. Ne të dielave dhe festave shtetërore punojmë me minimum 45 të punësuar”, u shpreh për Alsat Masar Omeragic, drejtor i stacionit të autobusëve.

Biletat e autobusëve ndër-qytete kanë pësuar rritje thuajse dyfish. Relacionet më të frekuentuara nga qytetarët janë Kumanovë- Shkup dhe anasjelltas si dhe Tetovë – Shkup dhe anasjelltas. Bileta Tetovë – Shkup është 200 denarë një drejtim, Kumanovë – Shkup 170 denarë një drejtim. Shkup- Manastir 630 – 730 një drejtim dhe Shkup – Ohër 850 denarë një drejtim. /Zhurnal.mk

Show More

Related Articles

Back to top button