Katër policët e arrestuar që akuzohen se dhunuar barbarisht një shqiptar të burgosur janë liruar nga qelia pas kërkimit të faljes.
Sipas informacioneve nga një burim i Nantiareport.gr, siç rezultoi edhe nga deklarimet e nëntë të burgosurve të tjerë që ndodheshin në autobusin e transferimit nga Selaniku në burgjet e Korydallos, 4 policët akuzohen se dhunuan shqiptarin.
I burgosuri shqiptar deklaroi gjithashtu, sipas mediave greke, se kur mbërriti në burgun e Koridhalosit në Athinë i vendosën në kokë një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë.
Brenda mjetit burg ndodheshin 11 të burgosur të cilët gjithashtu dëshmuan se policia e ka rrahur të dënuarin shqiptar. Një nga gardianët e burgut të Koridhalosit ka vënë re shenjat në kokën e të burgosurit dhe ka njoftuar policinë e cila arrestoi katër pjesëtarët e policisë, njoftuan mediat kryesore greke.
Ndërkohë, policët grekë kanë pretenduar se helmeta ishte vendosur pasi i burgosuri po tentonte të godiste vetë kokën. Policia greke ka kryer kohët e fundit një seri bastisjesh në burgje nën dyshimet se rrjete kriminale kanë urdhëruar disa nga vrasjet me pagesë të ndodhura kohët e fundit dhe ku viktima kanë qenë edhe shtetas shqiptarë. Sipas medias greke rreth 25 vrasje të këtij karakteri janë regjistruar në pesë vitet e fundit dhe janë të lidhura me të burgosur grekë dhe të huaj që kishin vepruar në periudhën 2005-2015.