LajmeMaqedoni

Energjia elektrike, orëmatësit do të kontrollohen 4 herë në vit

Si pasojë e ankesave të shumta të qytetarëve për faturime të larta dhe paushalle për shpenzimet e energjisë elektrike, do të ketë ndryshime në rregullat për furnizim me energji elektrike. Avokati i Popullit, Naser Zyberi, dhe kreu i KRRE-së, Marko Bislimovski, njoftojnë se do të bëhet e detyrueshme që operatorët për energji elektrike të kontrollojnë orëmatësit e rrymës katër herë në vit, ndryshe nga tani, që bëhet vetëm një herë në vit, kjo me qëllim që qytetarët të marrin faktuara elektrike reale dhe jo paushalle si deri më tani. U paralajmërua edhe mundësia e lehtësimit të pagesës së faktuarve, në mënyrë që të faturohen llogari të barabarta për 12 muaj energji të harxhuar.

“Komisioni Rregullator për Energjetikë do të bëjë ndryshime të rregullores për furnizim me energji elektrike ku operatori i sistemit distributiv do të ketë obligim më së paku 4 herë gjatë vitit t’i lexojë orëmatësit me rekomandim plotësues që atë ta bëjë rregullisht, posaçërisht gjatë muajve të dimrit kur kemi edhe numrin më të madh të ankesave.”,- u shpreh Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

“Kjo do të bëjë që qytetarët të marrin llogari më objektive për energjinë e harxhuar. Kuptohet, biseduam edhe për mundësi tjera që qytetarët në sezonin dimëror kur llogaritë janë më të larta, t’i hedhin në periudhën verore kur shpenzimet janë më të vogla dhe llogaritë janë më të ulëta dhe në këtë mënyrë qytetarëve të ju vijë një lehtësim.”,- u shpreh avokati i popullit, Naser Zyberi.

Në zyrat e Avokatit të Popullit numri më i madh i parashtresave sa i përket faturave të larta paushalle kanë arritur në fund të viti 2021 kur dhe pati rritje të çmimit të energjisë elektrike. Nga 1 qershori do të ketë çmime të reja të energjisë elektrike, KRRE kërkon nga qytetarët që energjinë elektrike ta shpenzojnë në mënyrë racionale në kohën kur ka krizë të energjisë elektrike.

Show More

Related Articles

Back to top button