Deputetja Eli Panova nga VMRO-DPMNE thotë se për shkak të presionit të partisë që i përket ajo dhe presionit nga protestat e punonjësve, në Ministrinë e Financave të gjithë të punësuarit do të kenë paga më të larta, përcjell TV21. Panova tha se MF ka hequr dotë që vetëm një sektor të ketë rritje të pagave prej 30 për qind. TV21
“Pas reagimeve të shumta, shumica parlamentare pranoi që të gjithë punonjësit e Ministrisë së Financave të marrin paga më të larta. Na vjen keq që ministri ka tërhequr vendimet për paga më të larta të punonjësve dhe në muajin e kaluar ka paguar paga nën normat e përcaktuara me ligj”, tha mes tjerash Panova./tv21.tv