BotaLajme

Pas 12 vitesh, Presidenti i Koresë së Jugut viziton Japoninë

Për herë të parë pas 12 vitesh, një zyrtar i lartë i Koresë së Jugut ka vizituar Japoninë, duke “shkrirë akujt” mes dy vendeve.

Presidenti koreano-jugor Yoon Suk Yeol ka nisur vizitën zyrtare në Japoni për t’u takuar me Kryeministrin Fumio Kishida.

Dy liderët, të shoqëruar edhe nga stafet përkatëse, do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjeve të mbartura mes tyre, teksa si Koreja e Jugut ashtu dhe Japonia përballen me kërcënimet nga Koreja e Veriut, por dhe me shqetësimet nga Kina.

Samiti i organizuar në Japoni mes Kryeministrit japonez dhe Presidentit koreano-jugor është një hap për të rregulluar mosmarrëveshjet prej dekadash me dy vendeve. Zyra e Presidentit të Koresë së Jugut e ka konsideruar këtë takim si një “moment historik”.

Theksojmë se këto dy shtete janë aleatët më të ngushtë të SHBA-së në Azi. /tvklan.al

Show More

Related Articles

Back to top button