LajmeRajon

Rama pret Borrellin në Tiranë: Mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit

Në Tiranë është duke u zhvilluar takimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisionarin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, shefi i ekzekutivit të Shqipërisë, ka theksuar se kjo është mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit, njofton Klan Kosova.

Kjo për faktin se mbledhjet e tjera që kanë pasur të bëjnë me këtë temë, zakonisht janë mbajtur në Bruksel.

Show More

Related Articles

Back to top button