Ja 13 etapat e turneut të “mbretëreshës”
Ditën e premte, më 13 maj, do të nisë edicioni 2022 i Ligës së Diamantit në sportin e atletikës, turneu më i rëndësishëm i garave të pistës, që do të zhvillohet anembanë botës. Etapa e parë do të zhvillohet në Doha.
Gjithsesj janë 13 etapa, ndërkohë që e fundit do të jenë më 7-8 shtator, në Zvicër. Ky event mbledh atletët më të mirë në botë, që garojnë për triumfin final (premio e lartë financiare), duke grumbulluar pikë në të gjitha eventet.
Në këtë event kanë marrë pjesë ndër vite edhe atletët shqiptarë, veçanërisht Luiza Gega, që ka bërë paraqitje të mira.
Etapat e Ligës së Diamantit
13 maj, Doha (Katar)
21 maj, Birmingham (Angli)
28 maj, Eugene (Amerikë)
5 qershor, Rabat (Marok)
9 qershor: Roma (Itali)
16 qershor, Oslo (Norvegji)
18 qershor, Paris (Francë)
30 qershor, Stockholm (Suedi)
6 gusht, Silesia (Poloni)
10 gusht, Montekarlo (Monako)
26 gusht: Lozanë (Zvicër)
2 shtator, Bruksel (Belgjikë)
7-8 shtator, Zyrih (Zvicër)