LajmeRajon

Gjukanoviqi: ShBA-ja dhe BE-ja po e tolerojnë arrogancën e Serbisë në rajon

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) janë duke e toleruar arrogancën e Serbisë.

Gjatë një interviste për “TV Podgorica”, Gjukanoviqi ka folur për situatën në rajon, në theks të veçantë kritikoi Beogradin për politikat e tij.

Po ashtu, ai ka thënë se është momenti i fundit që Ballkani t’i drejtohet mjedisit të tij natyror evropian, drejt qëllimit evropian.

Gjukanoviqi ka folur edhe për situatën e brendshme politike në Malin e Zi.

“Në këto zgjedhje, më 19 mars, Mali i Zi do të vendosë nëse do të kthehet në rrugën e ndërtimit të një shteti si shtet serioz dhe i organizuar evropian, rrugën që ka ndjekur në mënyrë të qëndrueshme dhe dinamike që nga rikthimi i pavarësisë deri në mesin e vitit 2020. apo nëse do të vazhdojë të pengohet në Ballkan”, ka thënë Gjukanoviqi.

Show More

Related Articles

Back to top button