Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, nënshkroi Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Malit të Zi në bazë të autoritetit që i jep Kushtetuta. Gjukanoviq, siç theksohet nga Shërbimi Informativ i Presidentit të Malit të Zi, dekretin e ka nxjerrë në bazë të nenit 92, pika 3 e Kushtetutës së Malit të Zi. Ai paraprakisht ka theksuar se është këshilluar prej ekipit ligjor se ekzistojnë kushtet ligjore për të shpërndarë parlamentin dhe për të shpallur zgjedhje, nëse deri sot nuk zgjidhet qeveria e re, raporton rtcg. Qeveria aktuale malazeze u shkarkua shtatë muaj më parë, pasi dështuan disa përpjekje për të zgjedhur një përbërje të re. Pas shpërndarjes së Kuvendit, zgjedhjet mund të mbahen më së shpejti për 60 ditë dhe më së voni për 100 ditë, që do të thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mbahen në fund të majit ose në fillim të qershorit.
Read Next
11 hours ago
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
11 hours ago
NPRRSH: Kontrolle të përforcuara në pikëpagesa, dënime nga 200 euro për jopaguesit
11 hours ago
Krerët e UÇK-së letër gjyqtarëve, kërkojnë ashpër mos t’ua mbajnë anën Prokurorisë
12 hours ago
RMV-Çeki 30 vite marrëdhënie diplomatike, Gashi takon Vondráček
12 hours ago
Ali Ahmeti takoi ambasadorin norvegjez në Kroaci: Rajonit i duhet stabilitet dhe pajtim
12 hours ago
“Djajtë e Kuq” kërkojnë ndrrim të lojtarëve me “Zonjën e Vjetër”
12 hours ago
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
12 hours ago
Kurti në Samitin e Ballkanit kundër diskriminimit racor: Kosova është duke hartuar ligjin për mbrojtjen nga kjo dukuri
12 hours ago
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdorte fjalë tjera, jo goditëse
13 hours ago