Ligjvënësit evropianë i kërkuan Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut të kryejë një hetim të pavarur mbi një valë helmimesh që kanë goditur nxënësit në Iran.
13,000 nxënës, kryesisht vajza, janë sëmurë pas “helmimeve të dyshuara” sipas mediave shtetërore dhe zyrtarëve në Iran, me disa politikanë që fajësojnë grupet fetare që kundërshtojnë arsimimin e vajzave, shkruan Reuters.
Në një rezolutë, Parlamenti Evropian dënoi “në termat më të ashpër, këtë përpjekje mizore për të heshtur gratë dhe vajzat në Iran”. Ai u kërkoi gjithashtu vendeve anëtare të BE-së të lehtësojnë lëshimin e vizave, azilit dhe granteve emergjente për ata që duhet të largohen nga Irani, “veçanërisht gratë dhe vajzat”.
Kjo ngjarje ka shtuar zemërimin e publikut ndaj autoriteteve, tashmë në rritje pas vdekjes shtatorin e kaluar të një gruaje të re, ndërsa ishte në paraburgim.
Disa aktivistë e kanë akuzuar këtë institucion për helmimet në shenjë hakmarrjeje për faktin se nxënëst iu bashkuan protestave.