LajmeMaqedoni

Menduh Thaçi: Nuk do të ketë ndryshime në kryesinë e PDSH-së, por do të ketë në skenën politike shqiptare

Partia Demokratike Shqiptare është parti e cila po mbijeton me vite, e tani paralajmëron dhe kongres të parties.

“Tema kryesore që e intereson opinionin ndërsa është e lidhur me kongresin është nëse do të ketë ndryshim në pozitën e kryetarit. Si duket nuk do të ketë. Unë ende nuk kam vendosur nëse do të kandidoj, por nga aspekti moral nuk mund t’i them anëtarësisë se po tërhiqem. E dini, turbulenca ka në kongreset e partive të mëdha ku ka shumë interese”, thotë Thaçi në Utrinski Brifing.

Ai paralajmëron ndryshime në skenën politike të shqiptarëve. Sipas tij, partitë e vogla politike të cilat janë paraqitur kohëve të fundit, së shpejti do të zhduken dhe od të ngelen vetëm dy parti politike, BDI dhe PDSH.

“BDI me Ali Ahmetin do të mbahet derisa janë në pushtet. Kur të mos jenë në pushtet, do të jetë ndryshe. Vendi ynë ka kaluar dhe po kalon nëpër krizë që i mbanë partitë afër njëra tjetrës. Partitë politike do të lëvizin kështu dhe kjo nuk do të ndryshojë”, thotë Thaçi.

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme, Thaçi shprehet se do të pranonte por nëse opozita të paraqiste zgjidhje me argumente se si do ta zgjidhte krizën.

“Unë nuk jam për përballje direkte me opozitën. Do i këshilloja partnerët e koalicionit t’u ofrojnë zgjedhje të parakohshme, por opozita së pari duhet të përgjigjet çfarë do të bëjë për problemet kyçe, një prej të cilave është edhe procesi eurointegrues”, deklaroi Thaçi.

Show More

Related Articles

Back to top button