LajmeRajon

Shpallet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mal të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, shpalli 11 qershorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Vendimi vjen një ditë pasi Gjukanoviq, duke iu referuar Kushtetutës së vendit, nxori dekretin për shpërndarjen e përbërjes së deritashme të Kuvendit.

Ai e mori vendimin pasi kjo shumicë parlamentare nuk arriti të formonte Qeverinë e re, apo të riorganizonte Qeverinë ekzistuese, së cilës iu votua mocioni i mosbesimit, gushtin e kaluar.

Të dyja vendimet vijnë në prag të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 19 mars.

Gjukanoviq është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve në këto zgjedhje.

Në garë do të jenë edhe gjashtë kandidatë të tjerë.

Show More

Related Articles

Back to top button