Të paktën tetë persona kanë vdekur pasi çatia e një depoje të patateve u shemb në Uttar Pradesh të Indisë.
Ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, raportoi BBC.
Ata kanë filluar kërkimin për gjetjen e personave të cilët kanë mbetur në mesin e mijëra patateve.
Kërkimet vazhduan edhe gjatë natës.
Ndërkohë, nga pamjet është parë një grumbull gjigant i patateve të cilat ka qenë e pamundur të hiqen me duar, prandaj kanë ndihmuar ekskavatorët.