BotaLajme

Mbyllet lufta 50-vjeçare, Europës i shtohet edhe një shtet

Ka qenë një luftë e çuditshme ajo mes Kanadasë dhe Danimarkës për një copë shkëmb në veri-perëndim të Groenlandës. Bëhet fjalë për ishullin shkëmbor “Hans”, i cili është vetëm 18 kilometra larg Groenlandës, pjesë e Danimarkës, ndërkohë që nga ana tjetër kanadezët e konsideronin si pjesë të tyren.

Gjithçka nisi me rritjen e temperaturave dhe shkrirjen e akujve në veri që nisi me shpejtësi vite më parë duke bërë që të dalë në pah ishulli në fjalë.

Fillimisht ishin kanadezët që ndërmorën një veprim “ekstrem” ndaj danezëve, ku kryeministri i asaj kohe, “zbarkoi” në ishull dhe pasi ngriti aty flamurin e Kanadasë, dhe la si dhuratë edhe një shishe me uiski kanadez.

Fillimisht ishin kanadezët që ndërmorën një veprim “ekstrem” ndaj danezëve, ku kryeministri i asaj kohe, “zbarkoi” në ishull dhe pasi ngriti aty flamurin e Kanadasë, dhe la si dhuratë edhe një shishe me uiski kanadez.

Për të mos u ndjerë të fyer, pak ditë më vonë, në ishull zbarkon ministri danez, përgjegjës për Groenlandën, i cili uli flamurin kanadez, ngriti atë danez dhe la aty si qerasje një shishe me pijen e preferuar të danezëve, “Schnapps”.

Kështu, “lufta e pijeve” vijoi për 50 vite mes dy shteteve, ku secili që shkonte në ishull, ngrinte flamurin e tij dhe linte aty një pije alkoolike për “kundërshtarin”.

Gjithçka u zgjidh pas pesë dekadash, ku qeveritë daneze dhe kanadeze vendosën ta ndajnë ishullin përgjysmë, ku pjesa perëndimore e shkëmbit i takon kanadasë dhe pjesa lindore, danimarkës.

Kështu, dy shtetet u bën edhe njëherë shembull i mirë për shumë shtete të tjera na botë që shkojnë e vriten për një rrip toke duke mos u shkuar mendja se alternativë është edhe marrëveshja. /abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button