BotaLajme

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve lëshon urdhër arrest për Putinin

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve ka firmosur një mandat arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova-n.

Mandati i arrestit për liderin rus dhe zyrtaren Lvova-Belova është firmosur pasi dyshohet se janë përgjegjës për skemën e deportimit të fëmijëve ukrainas në Rusi.

Në një deklaratë, gjykata njofton se dyshohet se presidenti rus është përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve dhe transferimin e paligjshëm të fëmijëve nga zonat pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse dhe ky konsiderohet krim lufte.

Kurse, Maria Lvova-Belova është Komisionerja për të Drejtat e Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Federatës Ruse dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë të ngjashme.

Në njoftimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale bëhet e ditur se dhomat e procedurës paraprake kanë zbuluar se ka “baza të arsyeshme për të besuar se çdo i dyshuar mban përgjegjësi për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse, në paragjykim e fëmijëve ukrainas.”

Sipas Shteteve të Bashkuara dhe disa qeverive evropiane, administrata e Putinit ka zbatuar një skemë për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi, shpesh në një rrjet prej dhjetëra kampesh, ku të miturit i nënshtrohen riedukimit politik.

“Përpjekjet e Lvova-Belova përfshijnë në mënyrë specifike birësimin e detyruar të fëmijëve ukrainas në familjet ruse, të ashtuquajturin ‘edukim patriotik’ të fëmijëve ukrainas, ndryshime legjislative për të përshpejtuar dhënien e shtetësisë së Federatës Ruse për fëmijët ukrainas dhe largimin e qëllimshëm të fëmijëve ukrainas nga forcat ruse”, njoftoi në shtator Thesari i SHBA-së.

Nga ana tjetër, Rusia i ka cilësuar këto akuza si “absurde” duke shtuar se po bën “më të mirën” për të mbajtur të miturit me familjet e tyre.

Show More

Related Articles

Back to top button