Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kroacisë, Gordan Grliq Radman në konferencën e sotme për shtyp në Shkup tha se Kroacia mbështet hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, përcjell TV21.
Grliq tha se kjo është në interes edhe të BE-së.
“Fillimi negociatave aderuse me Maqedoninë e Veriut nuk është në interes vetëm të shtetit tuaj, por në interes të të gjithë Bashkimit Evropian. Në interes, unë do të thoja në mënyrë të barabartë edhe të Kroacisë, sepse këtu duhet ta kemi fotografinë më të gjerë, kontekstin më të gjerë të ndodhive. Ne mendojmë se Bashkimi Evropian duhet të jetë më fuqishëm e pranishme në vendet e Ballkanit Perëndimorë”, deklaroi Grliq Radman.
Grliq Radman tha se Maqedonia e Veriut ka bërë shumë sakrifica, si ndryshimi i emrit dhe reforma tjera të rëndësishme, dhe se pret për 17 vite për hapjen e negociatave, ndërkaq theksoi se teknikisht është e mundur që vendi të merr datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare këtë muaj.