Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, veçse ka nisur takimin në Ohër të Maqedonisë së Veriut shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Takimi dypalësh po mbahet në vilën “Biljana”, ndërsa më pas Borell dhe Lajçak do të takohen edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, e ku pas dy takimeve, do të zhvillohet edhe takimi trepalësh, Kurti – Vuçiq – Borrell.
Takimi pritet të fillojë rreth orës 12:45, një ndryshim agjende nga ajo që ishte paralajmëruar më parë nga Bashkimi Evropian.
Në lidhje me këtë takim, kryeministri Kurti ka thënë sot para mediave se sot do të diskutohet plani i zbatimit, i cili ende nuk ka tekst të përfunduar, rrjedhimisht, s’mund të ketë marrëveshje./arbresh.info