Partia Demokratike me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeaj regjistrohet në zgjedhjet e 14 Majit. Vendimi u mor sot nga Ilirjan Celibashi gjatë mbledhjes së KQZ.
Celibashi zbatoi vendimin e KAS për të regjistruar PD-në me Enkelejd Alibeajn si kryetar të komanduar.
“Për sa kohë KAS ka vendosur regjistrimin si subjekt zgjedhor, ngelet thjesht dhe vetëm aplikimi dhe zbatimi i këtij vendimi. Ndaj, vendosim regjistrimin të subjektit zgjedhor Partia Demokratike me nënkryetar Enkelejd Alibeaj nën cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë për zgjedhjet e 14 Majit.”, tha Celibashi.