BotaLajme

Urdhër-arresti për Putin/ Kancelari gjerman: Dëshmi se askush nuk është mbi ligjin

Kancelari gjerman Olaf Scholz përshëndeti vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për lëshimin e një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin. Kancelari gjermani deklaroi se ky vendim dëshmon se askush nuk është mbi ligjin.

“Gjykata Ndërkombëtare Penale është institucioni i duhur për të hetuar krimet e luftës. Fakti është se askush nuk është mbi ligjin dhe kjo tani po bëhet e qartë,” komentoi Soltz nga Tokio në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin japonez, Fumio Kisida.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste për presidentin rus, Vladimir Putin dhe Maria Alekseevna Lvova-Belova , komisionerja e presidencës ruse për të drejtat e fëmijëve në Rusi.

Putin akuzohet për  krime  lufte që kanë në fokus dëbimin e  paligjshëm të një popullsie (fëmijësh) dhe transferimit të paligjshëm të një popullsie (fëmijësh) nga territoret e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse.

Show More

Related Articles

Back to top button