Analisti Mentor Nazarko, në një intervistë për Abc News, u shpreh se se nuk pritet që të ketë firmosje të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas analistit, takimi i ditës së sotme në Ohër do të përmbyllë pikat për një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.
Ai theksoi se Vuçiç do ta firmoste marrëveshjen me Kosovën nëse do të ketë garant udhëheqësit realë të BE-së si kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emannuel Macron. Më tej, ai shtoi se edhe Evropa dhe SHBA kërkon ta shesë si sukses arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.
“Fokusi nuk është tek firma por tek përfundimi, marrëveshja dhe zbatimi i saj. Kjo duket logjike duke pasur parasysh kompromiset që i kërkojnë palëve. Kur Serbisë i kërkohet që të pranojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare mund ta lëshojë vetëm nëse firmos një marrëveshje ku të jetë Scholz, Macron.
Pra për të qetësuar opinionin e vet të brendshëm, Vuçiç do të firmoste një marrëveshje kaq të rëndë për të dhe vendin e vet, do garant udhëheqësit realë të BE”, tha Nazarko.