LajmeSport

Triumfon “Zonja e Vjetër”, Interi “bie” në San Siro

Skuadra e Juventusit mposht Interin në “San Siro” me shifrat 0-1 dhe triumfon nw derbin e Italisë. “Bardhezinjtë” rikthehen te suksesi pas disfatës së fundit në kampionat ndaj Romës, teksa të besuarit e trajnerit Masimiliano Allgeri shfrytëzuan një gol të Filip Kostic.

Zonja e Vjetër” kaloi në avantazh në minutën e 23-të të pjesës së parë teksa anësori mori një pasim nga Rabio dhe pavarësisht se ishte në një kënd të vështirë, ia doli të shënjestronte cepin e portës së mbrojtur nga portieri Onana.

Ky gol i serbit mbeti në fuqi për të gjithë lojën pasi në pjesën e dytë, zikaltërit nuk mundën t’i bënin dëm Juventusit. Pas këtij trepikëshi, ngjitet në kuotën e 41 pikëve në vend të shtatë dhe afrohet me zonën europiane pavarësisht penalizimit me 15 pikë.

Nga ana tjetër, Interi mbetet në vend të tretë me 50 pikë dhe koleksionon humbjen e dytë radhazi në Serie A, pas asaj së javës së kaluar ndaj Spezias.

Show More

Related Articles

Back to top button