LajmeSport

Sulmoi gjyqtarin kryesor, sulmuesi serb, Mitrovic pritet të dënohet rëndë

Pas sulmit verbal ndaj gjyqtarit Chris Kavanagh, Aleksandar Mitrovic me sjellje të pafalshme i vuri dorën arbitrit, për çka do të ndëshkohet rëndë.

Sipas British Telegraph, sulmuesi i Fulham mund të suspendohet deri në 10 ndeshje për shkak të asaj që ka bërë dhe që është e papranueshme, shkruan GazetaBlic Sport.

“Unë nuk mund ta kuptoj se çfarë kalon në kokën e një lojtari në momente të tilla dhe ne me të vërtetë kemi nevojë që organi drejtues i sportit të ndërmarrë veprime të forta dhe vendimtare. Një ndalim me tre ndeshje nuk do të mjaftojë dhe nëse ndodh, do të dërgonte një mesazh i tmerrshëm”, deklaroi gazetari Keith Hackett i The Telegraph.

Show More

Related Articles

Back to top button