BotaLajme

Urdhërarresti ndaj Putin, sot mblidhen Ministra të Drjetësisë nga e mbarë bota në Londër

Ministra të Drejtësisë nga e mbarë bota do të mblidhen këtë të hëne në Londër për të diskutuar mbështetjen në rritje ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale pas lëshimit të urdhërarrestit për presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin. GJNP akuzoi Putinin për krime lufte dhe depertim të paligjshëm të fëmijve nga Ukraina, raportuan mediat botërore.

Moska ka mohuar akuzat, duke e quajtur të papranueshëm këtë urdhërarrest dhe duke vlerësuar se ajo nuk ka efekt juridik brenda territorit të Rusisë, e cila nuk është anëtare e Gjykatës. “

“Sot ne mblidhemi në Londër të bashkuar për një qëllim – të mbajmë përgjegjës kriminelët e luftës për krimet e kryera në Ukrainë gjatë këtij pushtimi të padrejtë, të paprovokuar dhe të paligjshëm”, tha zëvendëskryeministri britanik Dominic Raab.

Mikpritësit do të jenë Britania e Madhe dhe Holanda.

“Mbretëria e Bashkuar, së bashku me komunitetin ndërkombëtar, do të vazhdojë t’i sigurojë Gjykatës Penale Ndërkombëtare burime, njerëz dhe ekspertizë në mënyrë që drejtësia të vihet në vend,” shtoi ai.

Britania ka premtuar 1 milion £ për ICC-në këtë vit dhe Ministria e Drejtësisë tha se vendet e tjera pritej të zotoheshin për mbështetje financiare gjatë konferencës në Londër, e cila do të organizohet nga Britania dhe Holanda. Fondet do të përdoren për të trajnuar hetuesit për të hetuar krimet e dyshuara të luftës, si dhe për mbështetjen psikologjike dhe praktike për viktimat, njoftoi ministria.

Show More

Related Articles

Back to top button