
Çmimi i naftës do të jetë nën 75 denarë, njoftoi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Siç tha Bekteshi në një konferencë për media në Qeveri, për vetëm një javë çmimi i dizelit është ulur për gati 4.5 denarë.
-Në vetëm një javë çmimi i dizelit është ulur për gati 4,5 denarë dhe ai trend do të vazhdojë edhe këtë javë. Po i rikthehemi çmimit të karburanteve nga shkurti i vitit të kaluar, i cili do të ndikojë pozitivisht në uljen e inflacionit, përfundoi ministrja.