Maqedonia e Veriut “mban flamurin” në Ballkan si vendi më i palumtur. Sipas raportit të lumturisë të realizuar nga Instituti “Gallup” vend renditet i 87-ti në listën e 137 shteteve. Pranë Maqedonisë së Veriut janë Venezuela, Kongo dhe Ukraina në vendin e 92-të. Nga vendet fqinje në Ballkan, Shqipëria është më afër Maqedonisë në vendin e 83-të, Bullgaria në vendin e 77-të, Bosnjë- Hercegovina në vendin e 71-të, Greqia në vendin e 58-të, Serbia në vendin e 45-të, ndërsa Kosova është në vendin e 34-të. Raporti është bërë në bazë të sondazheve të ndryshme të kryera në shtetet përkatëse. Janë marrë parasysh gjashtë faktorë, duke përfshirë “Lirinë për të bërë zgjedhje të jetës”, “Perspektivat për një jetë të shëndetshme”, “Bujarinë e njerëzve”, “Perceptimin e njerëzve për korrupsionin”, “Mbështetjen sociale të ofruar nga shteti”, “Prodhimin e Brendshëm Bruto” dhe një faktor të quajtur “Distopia dhe qëndrueshmëria”. Vendet më të lumtura në botë mbeten Finlanda dhe Danimarka dhe shtetet e tjera baltike apo shtetet në Evropën veriore.
Read Next
3 hours ago
Mexhiti për dorëheqjen e Dautit: Dramë artificiale për të krijuar heronj brenda natës!
4 hours ago
Kuvendi konfirmoi dorëheqjen e Ilire Dauti
4 hours ago
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend
4 hours ago
Rritet numri i të sëmurëve me grip në Maqedoni
5 hours ago
Ilire Dauti ka dorëzuar sot në Kuvend dorëheqjen
5 hours ago
Pas 15 muajsh lufte Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje për një armëpushim në Gaza dhe për lirimin e pengjeve
5 hours ago
40 milionë tonë rrënoja duhet të hiqen nga Gaza
5 hours ago
Eurointegrimet pjesë e temave të qeveritarëve të RMV-së në takimet në SHBA
7 hours ago
Lufta kundër zjarreve në Los Anxhelos po përparon
7 hours ago