LajmeRajon

Rama nesër udhëton për në Londër, takohet me Sunak

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të udhëtojë nesër drejt Britanisë së Madhe.

Në vizitën e tij në Londër, kreu i qeverisë shqiptare do të takohet me homologun e tij, Rishi Sunak.

Një nga çështjet që do të diskutohet është ajo e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në Britaninë e Madhe, shkruan Euronews.

Po ashtu Rama pritet të marrë pjesë në një aktivitet ku pritet të diskutohen pikat se si po përgjigjet Shqipëria ndaj agresionit rus dhe cili është qëndrimi i saj ndaj Ukrainës.

Përveç kësaj, pjesë e diskutimit do të jetë çështja se ku beson Tirana se Kina përbën kërcënim më serioz.

Show More

Related Articles

Back to top button