Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot në selinë e UNESKO-s në Paris do të mbajë fjalim në hapjen e simpoziumit ndërkombëtar në nder të Aco Shopovit, me rastin e shënimit të 100-vjetorit nga lindja e tij – “2023 – Viti në nder të Aco Shopovit”, që realizohet nën patronazhin e presidentit të Maqedonisë së Veriut.
Pendarovski do të marrë pjesë edhe në performansën poetike dhe ekspozitën në nder të Shopovit, ndërsa është paraparë të takohet edhe me drejtoreshën e përgjithshme të UNESKO-s, Odre Azule.
Qëndrimin në Francë, Pendarovski e filloi dje me vizitë në Institutin kombëtar për gjuhë dhe civilizime orientale – INALKO, ku realizoi takim me drejtorin e Institutit, Zhan Fransoa – Hushe, me shefin e Katedrës për studime maqedonase pranë INALKO-s, Frosa Pejoska – Bushero dhe me lektorin në gjuhën maqedonase të Institutit, Gjoko Zdravevski.
“Presidenti Stevo Pendarovski është patron i shënimit të 100-vjetorit nga lindja e poetit Aco Shopov, që shënohet me një sërë ngjarjesh gjatë vitit 2023. Nderimi i jubileut të madh është në bashkëpunim me Organizatën për arsim, shkencë dhe kulturë të KB-së – UNESKO, e cila, me iniciativë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ka përkrahur dhe është përfshirë në shënimin e jubileut”, kumtoi Kabineti i Pendarovskit.