Qeveria franceze i ka mbijetuar dy mocioneve të mosbesimit, duke çuar kështu në miratimin e një plani të diskutueshëm të reformës së pensioneve.
Nëse do kishin 9 vota më shumë, dy mocionet e mosbesimit të do të kishin fundosur qeverinë e Macron, por dështimi i tyre është një lehtësim i madh për të dhe i hap rrugë reformës së pensioneve për ta çuar moshën në 64 vjeç.
Reforma është kundërshtuar gjerësish nga populli dhe opozita franceze.
Menjëherë pas miratimit në orët e mbrëmjes së të hënës deri në orët e para të mëngjesit shpërthyen protestat e dhunshme dhe përleshjet mes demonstruesve dhe policisë.
Protestuesit i vunë zjarrin koshave të mbeturinave të pa pastruara prej ditësh të tëra për shkak të grevës së punonjësve.
Qeveria u justifikua duke thënë se reforma është e nevojshme për të garantuar të ardhmen e financimit të sistemit të pensioneve, që pritet të kalojë në deficit në vitet e ardhshme për shkak të plakjes së popullsisë.