Një bandë shqiptare e përfshirë në trafikun e drogës është goditur nga policia Belge.
18 persona janë vënë në pranga pas një aksioni masiv ku u përfshin 160 forca të policisë. Hetimet për organizatën kriminale kishin nisur rreth dy vite më parë, ndërsa banda dyshohet se zhvillonte aktivitetin e saj prej të paktën 4 vitesh.
Në kuadër të këtij operacioni u ushtruan kontrolle në 21 vendndodhje të ndryshme ku u zbuluan prova konkrete që lidhin grupin e shqiptarëve me trafikun.
Sasi të mëdha kokaine, 600 bimë kanabisi, paisje për paketimin e drogës si dhe shuma të mëdha parash u sekuestruan nga policia.
Agjentët bllokuan gjithashtu 30 automjete me vlerë qindra mijëra euro. Në banesa janë gjetur edhe aksesorë e veshje luksi.
Të arrestuarit akuzohen për trafik droge dhe pjesmarrje në organizatë kriminale ndërkohë që 5 prej qëndronin në Belgjikë ilegalisht.