BotaLajme

Dita Botërore e Poezisë

Historik i shkurtër për ditën botërore të poezisë

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) e themeloi këtë ditë në vitin 1999. Poezia përdor ritme dhe imazhe për të nxjerrë emocione dhe imagjinatë të lexuesit. Poezia mund të rimojë, duke përdorur ato që quhen metra të rrokjeve të gjata dhe të shkurtra. Disa poezi, të shkruara në atë që quhet ‘varg i lirë’, nuk përdor rimë ose metra. Poezitë ndahen në strofa, të cilat janë si paragrafë dhe mund të jenë deri në 12 rreshta. Ne besojmë se poema e parë e njohur u shfaq 4000 vjet më parë në Babiloni. 

Dita u propozua dhe u miratua nga UNESCO në 1999, me rastin e Konferencës së saj të Përgjithshme të 30-të të mbajtur në Paris për t’i “dhënë njohje dhe shtysë të re lëvizjeve kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare të poezisë”. Organizata shpresonte të frymëzonte kremtimin e poezisë në të gjithë botën, të ruante gjuhët e rrezikuara dhe të stimulonte shprehjen poetike gjatë kësaj dite. Poetët, të kaluar dhe të sotëm, nderohen dhe traditat gojore të recitimit të poezisë ringjallen. Leximi, shkrimi dhe mësimi i poezisë inkurajohen dhe bashkohen me mjete të tjera të shprehjes si muzika, vallëzimi, piktura dhe më shumë. 

Poetet më të njohur të të gjitha kohërave

Disa kërkime nga ‘Poetry Soup’ dhe ‘Ranker’ kanë renditur gjithsej 34 poetë si ndër më të mirët e të gjitha kohërave, në mesin e tyre janë:

Edgar Allen Poe, poema më e famshme “Korbi”, thënia më e famshme “Unë kam besim të madh te budallenjtë – vetëbesim e quajnë miqtë e mi.”

William Shakespeare, poema e famshme “Soneti XVIII”, citati i famshëm: “E gjithë bota është një skenë, dhe të gjithë burrat dhe gratë janë thjesht lojtarë: ata kanë daljet dhe hyrjet e tyre; dhe një njeri në kohën e tij luan shumë pjesë. Veprat e tij janë shtatë mosha.”

Maya Angelou, poema e famshme “Në pulsin e mëngjesit”, thënia e famshme:  “Kam mësuar se njerëzit do të harrojnë atë që keni thënë, njerëzit do të harrojnë atë që keni bërë, por njerëzit nuk do të harrojnë kurrë se si i keni bërë të ndihen.”

Emily Dickinson, poema e fmashme “Shpresa është gjëja me pendë”, thënia e famshme:  “Shpresa është gjëja me pendë që ngrihet në shpirt – dhe këndon meloditë pa fjalë – dhe nuk ndalet fare.”

Pablo Neruda, poema e famshme “Nuk të dua veç se të dua”, thënia e famshme: “Të ndjesh dashurinë e njerëzve që duam është një zjarr që ushqen jetën tonë.”

Të tjerët: EE Cummings, Langston Hughes, Walt Whitman, Thomas Hardy, Rudyard Kipling, Oscar Wilde, John Keats, Elizabeth Barrett Browning, William Blake, Sylvia Plath, Henry Wadsworth Longfellow etj.

Show More

Related Articles

Back to top button