BotaLajme

Turqia zhvillon dronin e ri kamikaz të quajtur “Azab”

Kompania turke e teknologjisë, “Robit Technology” ka zhvilluar një dron të ri kamikaz të quajtur “Azab”, i cili arrin një distancë me rreze të gjatë fluturimi.

Platforma me krahë delta, e cila ka një kapacitet të lartë të ngarkesës, i kaloi me sukses të gjitha testet e fluturimit.

Në të ardhmen e afërt është planifikuar të kryhen testet e qitjes së mjetit ajror pa pilot, raporton aa.

“Ne kemi bërë të gjitha testet e fluturimit. Ne kalojmë në testet e municioneve. Ne do të kryejmë teste municioni në muajt e ardhshëm”, tha Selçuk Fırat, drejtor i departamentit të produkteve në Robit Technology.

Duke theksuar se lloje të ndryshme të bombave mund të integrohen me dronin Azab, Fırat deklaroi se ai ka dy versione me hapje të krahëve me 2 metra dhe 1,5 metra.

“Azab me një hapje krahësh 2 metra mund të mbajë deri në 15 kilogramë ngarkesë”, përfundoi ai.

Droni-kamikaz ka një rreze komunikimi prej 200 kilometrash dhe shkatërron objektivat me koordinatat GPS. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button