Rusia është zotuar të hape gjatë ditës korridore humanitare për evakuimin e qindra civilëve të bllokuar në kompleksin kimik, Azot në Severodonjeck.
Në një skenar të ngjashëm me atë të Mariupolit, forcave ukrainase që po mbrojnë qytetin lindor i është kërkuar nga trupat e Moskës që të ulin armët e të dorëzohen.
“Ky është Shansi i fundit për ta”, ishte ultimatum i Moskës. “Luftëtarët ukrainas duhet t`i japin fund rzistencës së tyre të pakuptimtë”, mësohet të ketë thënë kreu i qendrës ruse të menaxhimit të mbrojtjes kombëtare, Mikhail Mizintsev.
Kievi vetë ripërsëriti thirrjet për armatime. Më shumë armë nuk do të thotë përshkallëzim, por mbrojtje e jetës të ukrainasve, thanë zyrtarë vendas.Me qëndrimine tyre u pajtua dhe shefi i NATO-s, jens Stoltenberg.
“Ata varen absolutisht nga armët e rënda për t`i bërë ballë pushtimit brutal rus. NATO duhet të ndërtojë “gatishmëri edhe më të lartë” dhe të forcojë aftësitë e saj të armatimeve përgjatë kufirit të saj lindor në vazhdën e agresionit të Moskës në Ukrainë.”- tha Stolenberg
Ukraina njoftoi më herët se forcat e saj po vazhdonin të bënin qëndresë në Sievierodonetsk dhe po përpiqeshin të evakuonin civilët, pasi Rusia shkatërroi urën e fundit në qytetin lindor ku prej disa javësh po zhvillohen disa nga betejat më të përgjakshme të luftës. Shkatërrimi i urës bllokoi rrugën e evakuimit për civilët që janë ende në qytetin lindor. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se beteja për rajonin e Donbasit “me siguri do të hyjë në historinë ushtarake si një nga betejat më të dhunshme në Europë”. “Për ne, çmimi i kësaj beteje është shumë i lartë. Është e frikshme”, u shpreh ai./TCH/