Një shtetas rus u arrestua në aeroportin e Gatwick teksa tentoi të largohej nga vendi, pasi dyshohet se ishte një spiun i regjimit të Vladimir Putin.
Agjenti i dyshuar u ndalua teksa tentoi të hipte në një fluturim jashtë Mbretërisë së Bashkuar dhe u dërgua në stacionin e policisë në Hammersmith.
Arrestimi i tij erdhi si rezultat i një hetimi të përbashkët të kryer nga njësia kundër terrorizmit SO15 e policia dhe organizata e kundërzbulimit dhe sigurimit të Britanisë, MI5.
Policia refuzoi të jepte detaje mbi destinacionin ku do të shkonte spiuni rus, përpara arrestimit të tij.
Ky aksion vjen në një kohë kur krerët e shërbimit sekret në Mbretërinë e Bashkuar janë në gatishmëri të shtuar për shkak të mundësive për sulme kibernetike pasi në fillim të këtij muaji, u zbulua se hakerat rusë kishin tentuar të komprometonin pajisjet celulare të disa zyrtarëve ukrainas dhe evropianë./albeu.com/