BotaLajme

Aksident në Itali, furgoni përplas për vdekje çiklistin shqiptar

Një 28-vjeçar shqiptar është ndaluar nga Karabinierët e Villa Liternos, në Itali si shkaktar i një aksidenti me pasojë vdekjen.

Sipas medias italiane, Il Matino.it edhe viktima ishte një 59-vjeçar shqiptar që po lëvizte me biçikletë përgjatë rrugës provinciale 18 “Santa Maria a Cubito”, në komunën e Villa Literno, kur u përplas nga një furgon që udhëtonte me shpejtësi. 59-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme

Raportohet se drejtuesi i mjetit pasi e ka përplasur, është larguar nga vendngjarja dhe ka goditur një makinë të dytë dhe duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit të dytë.

Karabinierët kanë rikonstruktuar brenda pak orësh skenën e aksidentit, duke identifikuar 28-vjeçarin që drejtonte furgonin dhe kanë vazhduar më tej me arrestimin e tij.

I riu u dërgua në burgun Santa Maria Capua Vetere në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Show More

Related Articles

Back to top button