BotaLajme

Mitsotakis: Zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen në Maj

“Nuk do të ishte shumë funksionale që të votoje në Korrik, pasi me shumë mundësi do të kishte nevojë dhe për një raund të dytë.”

Me këtë vendim duket se kryeministri po i jep rëndësinë e duhur edhe sezonit turistik pasi përjashtoi skenarin e zgjedhjeve në Korrik ose në Gusht.

Zgjedhjet paralamentare dhe presidenciale në këtë muaj  do të zhvillojë edhe Turqia, me të cilën kohët e fundit shteti fqinj i ka zbutur tonet. Deri më tani në garë janë dy kandidatë presidenti aktual Rexhep Tayip Erdogan dhe rivali i tij nga opozita.

Opozita arriti të nxirrte vetëm një kandidat të përbashkët ndërsa koalicioni në pushtet pavarësisht tenatitave nuk mund ta zgjeronte aleancën me parti të tjera. Në vend pati diskutime për kushtetueshmërinë e rikandidikimit të Erdoganit për një mandat të tretë. Por partia në pushtet AKP e çoi zyrtarisht emrin e tij në Komisionin e Zgjedhjeve për regjistrimin.

Sfidë për autoritetet  mbetet zhvillimi i zgjedhjeve në qarqet e prekura nga tërmetet e 6 Shkurtit.

Show More

Related Articles

Back to top button